Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama nuk dha asnjë deklaratë për mediat pasi doli nga seanca e Kuvendit ku nuk u arrit të votohen anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.
Për të votuar anëtarët duhen 93 vota por opozita nuk votoi duke protestuar me thirrjet: Hajdutë! Kriminelë!
Rama kishte paralajmëruar se do të jepte një prononcim për median por deputetët e PD-se, të vendosur ne ambientet e jashtme në Parlament kishin planifikuar të vazhdonin thirrjet: Hajdutë! Kriminelë!
Prandaj Rama anuloi prononcimin për median dhe u largua me makinën e tij.
Ndërkohë Monika Kryemadhi iu afrua gazetarëve dhe deklaroi: Frikacaku ka frikë të përballet me mediat, dhe realitetin e hidhur që ka ndërtuar vetë. Është një trim që trimërohet me kukullat e ushtarëve të vet por ka frikë të përballet me kamerat. Kërkoj përkrahjen tuaj për të qenë prezent në çdo protestë tonë edhe pse në numër e vogël por protestë që ai duhet të ikë në radhë të parë për të shpëtuar shqiptarët"
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/rama-iken-nga-kuvendi-pa-folur-mediat-kryemadhi-frikacaku-ka-frike