Opozita bllokon parlamentin - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nisi si një kërkesë për të marrë fjalën për procedurë, por përfundoi me bllokim të foltores dhe përjashtim nga seanca.



Kreu i kuvendit i bllokoi fjalën e Edmond Spahos, sapo ai përmendi ekstradimin e Nezar Seitaj.



Kaq mjaftoi qe foltorja të mbushej me deputetët e opozitës, ndërsa mes Lulzim Bashës dhe Gramoz Rucit tonet u ngritën në maksimum.



Paralajmërimet e Rucit u shpërfillën nga opozita.



Pasi ndërpreu dy herë seancën, kreu i kuvendit vijoi punimet duke lejuar deputetët të flisnin nga vendi. Por opozita në korr tentoi të bllokonte edhe këtë mënyrë funksionimi të seancës



Në këto kushte socialistët kërkuan pushim, për të qetësuar situatën.

Free Traffic Exchange