Ora News - Berisha paralajmëron Ramën: Matu mirë! Nuk firmos marrëveshje pa kaluar mbi trupat tanë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish kryeministri Sali Berisha akuzon Edi Ramën se po i jep Greqisë fushën e gazit më të madh në Mesdhe dhe paralajmëroi se nuk do të firmosë marrëveshjen pa shkelur më parë në trupat e tyre.

Sali Berisha: "Bëri pazarin e kufirit detar me Greqinë ku ministri i Jashtëm grek thotë fituam zgjerimin e ujrave territoriale me 12 milje. Të gjithë ata që mendojnë se është propagandistike, gënjejnë veten e tyre aio e ka 100 % të vërtetë.

Edi Rama ka dorëzuar fushat e gazit më të mëdha të Mesdheut dhe Jonit, kjo është 100% e sigurtë por dhe naftës. Sipas marrëveshjes tonë i takonin 100% Shqipërisë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në distancën e barazlarguar marrëveshja e tij është po të jap thërrime dhe po mbaj llokmën për vete.

Ai është i gatshëm të bëjë çdo lloj kompromisi. Ky nuk mund ta kalojë atë pa kaluar mbi trupat tonë, Rama të matet mirë se do ta paguajë me të gjithë çmimet e merituara nëse guxon të konkludojë një marrëveshje të tillë.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/berisha-paralajmeron-ramen-matu-mire-nuk-firmos-marreveshje-pa-kaluar-mbi-trupot-tane

Free Traffic Exchange