Report TV - Basha: Ekstraduan Seitajn për të mbrojtur Ramën e Tahirin

2018-05-11 0

Kreu demokrat, Lulzim Basha, është larguar nga salla e Kuvendit bashkë me përfaqësuesit e tjerë të opozitës.

Në dalje të Kuvendit, Basha tha për media se opozitës nuk do t?i mbyllet goja nga kjo kupolë krimi e droge, teksa e cilësoi ekstradimin e financierit të grupit ?Habilaj?, Nezar Seiti, në Itali, si skandalin më të madh në këto 27 vjet histori.
?Skandali më i madh në 27 vjet histori është rrëmbimi i Nezar Seiti, që ka mbajtur shënim sa para i janë dhënë Tahirit sa për Ramën.

Autorët e mbytjes së Shqipërisë në krim e drogë. Mafia në pushtet e ekstradoi duke shkelur ligjet për të mbrojtur Tahirin, Ramën, kupolën në pushtet. Ne kërkuam fjalën në Kuvend në përputhje me rregulloren, për të kërkuar praninë e Ramës, që u fsheh, kërkoi vrimën e miut, siç u fsheh më 27 janar. Ne kërkuam praninë e Ramës për ta përballur me këtë skandal. I rëndë është bashkëpunimi i Tahirit me bandat, por më i rëndë është ky skandal.

Free Traffic Exchange