Dite e re - Thirrja e Belind Këlliçit: Të rinjtë duhet të protestojnë

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Forumit Rinor të Partidë Demokratike, Belind Këlliçi i ftuar në emisionin Ditë e Re në Ora News i ka bërë thirrje të gjithë të rinjve që ata të protestojnë për të drejtat e tyre.

Ai tha se të rinjtë duhet të ngrihen kundër çdo qeverie pa dallim forcës politike.

Këlliçi: Ne jemi një shoqëri qe jemi në depresion për shkak të ekonomisë në rënie, të papunësisë dhe është shumë e nevojshme që të rinjtë të kuptojnë se nëse duan një realitet ndryshe duhet të protestojnë kundër çdo qeverie. Nuk ka rëndësi kush është në pushtet PS apo PD. Një qeveri që nuk ka në fokus të rinjte, ata duhet të ngrihen. Këtë guxim që e kanë pasur të rinjtë para nesh, na takon ne tani që nën guximin e tyre sot të protestojmë.

Këlliçi tha gjithashtu se PD doli me një premtim elektoral për uljen e papunësisë. Sipas tij qeveria do të bënte stazhin e punës me pagesë për të rinjtë.

Këlliçi: Kemi premtuar financimin e stazheve për të rinjtë. Do të financoheshin me 300 mijë lekë në muaj, ky ka qenë një premtim elektoral. Kjo që të rinjte të jenë pjesë e tregut të punës. Këto janë gjëra konkrete.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/thirrja-e-belind-kellicit-te-rinjte-duhet-te-protestojne

Free Traffic Exchange