Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një shofer i cili transportonte nxënës shkolle është arrestuar pasi ishte në gjendje të dehur.
Në kuadër të një plani masash për kontrollin e automjeteve të transportit publik, e në veçanti të atyre të transportit të specializuar për nxënës shkolle, policia arrestoi Isuf B., 56 vjeç.
"Nga kontrollet e ushtruara ndaj mjeteve të shërbimit publik, kryesisht mjetet e transportit të specializuar për nxënës shkolle, në zonën e Unazës së Re ka rezultuar se një drejtues autobusi shkolle që transportonte nxënës drejtonte mjetin pa leje qarkullimi, pa kontrollin teknik të mjetit, pa certifikatë transporti për nxënës, në gjendje të dehur, si dhe debitor, pasi ishte ndëshkuar edhe disa herë të tjera për mospërdorim të rripit të sigurimit.
Nga verifikimi me aparatin Drager ka rezultuar se shtetasi Isuf B., drejtonte autobusin në gjendje tej mase të dehur, ku testi i parë rezultoi 1.38 mg/l dhe testi i dytë 1.47 mg/l.
Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Isuf B., 56 vjeç, banues në Tiranë për veprën penale të "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal", sqarpo policia.
Policia thotë se do të vijojë me kontrollet edhe në ditët në vijim, duke i bërë thirrje prinmdërve dhe mësuesve që mos pranojnë të qarkullojnë me automjete që vënë në rrezik sigurinë e jetës së fëmijëve.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tirane-transportonte-nxenes-ne-gjendje-te-dehur-pranga-shoferit