Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Eksperti i të drejtës ndërkombëtare, Ksenofon Krisafi, e përligj shqetësimin e krijuar lidhur me negociatat e qeverisë shqiptare me atë greke për marrëveshjen e detit.
I ftuar në Ora News, ai thotë "zhurma" krijohet për shkak të sensitetit që ka çështja por edhe mungesës së transparencës.
Krisafi: Shqetësimi që është ngritur në gjitha qarqet është i përligjur dhe mirëkuptueshëm. Arsyeja e parë është se kemi të bëjmë me një çështje shumë sensitive, çështje kufijsh dhe Shqipëria ka qenë gjithmonë e kafshuar, e copëtuar nga pikëpamja territoriale nga fqinjët e vet, gjithmonë kanë përfituar, kanë marrë prej saj.Janë të preukopuar që kjo gjë mos të ndodhë. Së dyti, ka të bëjë nga një mungesë tranparence nga ajo që po ndodh. Unë vi vetë nga qarqe të polktikës së jashtme, në politikën e jashtme ka padiskutim edhe një atmosferë konfidencialiteti, disa gjëra nuk thuhen, thuhen përgjysmë ose pak nga pak.Por për këtë çështje që është kaq shumë e ndjeshme, Ministra ose autoritetet përkatëse do të duhet të bënin pak më shumë për të ndriçuar atë çka po ndodh në të vërtetë.
Ndërkaq Armand Skrapi, Drejtor i Drejtorisë së Traktateve dhe së Drejtës Ndërkombëtare në Ministrinë e Jashtme thotë se delimitimi i hapësirës detare është në interes të Shqipërisë dhe Greqisë.
Skrapi: Çështja e delimitimit të hapësirave detare është një interes prioritar jo vetëm për Shqipërinë por edhe për Greqinë. Së pari sepse përmes delimitimit të hapësirave detare shtetet përcaktojnë deri ku i shtrijnë kufijtë e sovranitetit të tyre dhe të drejtat sovrane dhe së dyti ka mundësi praktike për të shfrytrëzuar ekonomisht të gjithë resurset që gjenden në këto hapësira detare. Si dy anëtarë të Konventës për të Drejtën e Detit dhe Shqipërisë edhe Greqisë i lind e drejta të delimitojnë hapësirat e tyre detare ashtu siç i kanë delimituar me shtete të tjera.
Por sa qëndrojnë deklaratat e Ministrit Kotzias se Greqia do të shtrihet 12 milje në hapësirën detare të vendit tonë?
Skrapi: Nuk janë negociata në kuptimin e mirëfilltë të lidhjes së një marrëveshje. Po të ishin negociata, pala shqiptare do të kishte krijuar grupin negociator që do të merte një plotfuqi nga Presidenti dhe pastaj do të zhvilloheshin diskutimet teknike me palën greke. Duke qenë se nuk ka një marrëveshje për delimitimin e hapësirës detare, palët janë në diskutime për mënyrën si do të zgjidhet ky ngërç. Pala shqiptare që në 2013 është në diskutime të vazhdueshme me palën greke në nivele diplomatike dhe teknike për të shikuar hapësirat për të zgjidhur këto marrëveshje mes tyre.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/greqia-12-milje-ne-detin-e-shqiperise-ja-cfare-eshte-diskutuar-mes-paleve