Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi e ftuar në "Arena" nga Dritan Hila në Ora News, e pyetur për protestën e 27 janarit, theksoi se ajo shërbeu për të shkrirë akujt midis partive të opozitës. Ajo tha se ditën e shtunë, Rama nuk është në zyrë pasi shkon në studion e tij ku bën poça.
Hila: Ti ishe për një protestë paqësore apo për ndonjë thyerje xhami?
Kryemadhi: Ditë të shtune nuk mund të bësh protestë të dhunshme. Edi Rama nuk ishte aty. Seç ka një studio tek Kryegjyshata që bën poça dhe detyron biznesmenët që t'ia blejnë nga 20 mijë, 40 mijë euro për të justifikuar pasurinë. Ajo protestë ishte për të thyer frikën e qytetarëve. Unë u ndjeva entuziaste sepse testova qëndrimet e mia politike. Pjesëmarrja e njerëzve tregon se u ka ardhur në majë të hundës. Nuk është kollaj të nxjerrësh qindra, mijëra shqiptarë në bulevard ditën e shtunë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/kryemadhi-rama-u-shtet-poca-biznesmeneve-me-40-mije-euro-te-justifikuar-pasurine