Berisha: Tahiri, kusht per hapjen e negociatave; Rama duhet rrezuar

2018-05-11 0

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se qeveria Rama duhet rrëzuar dhe se opozita duhet të kombinojë të gjitha format, deri në diversitetin e formave të mosbindjes civile, për të larguar qeverinë.

?Opozita ka për detyrë të përpunojë dhe besoj se është duke përpunuar. Një qeveri në 100 ditët e para nuk ke çfarë t?i thuash. 100 ditët e para. Por tani, ka mesazhin e vet të fuqishëm. Kjo qeveri duhet rrëzuar, s?ka..., duhet rrëzuar. Kjo opozitë duhet të kombinojë të gjithë format deri në diversitetin e formave të mosbindjes civile që Edi Rama të largohet. Ato janë të shumta, janë 52 forma të mosbindjes civile. Askujt nuk i hiqet e drejta të përdorë metoda që i duken më të efektshme?, tha Berisha.

Berisha: Saimir Tahiri, kusht për hapjen e negociatave

Ish-Kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e sotme në ?ABC News? se vënia e Saimir Tahirit para drejtësisë është vënë kusht për hapjen e negociatave, për anëtarësim me BE-në.

?A do ta nxjerrim Shqipërinë nga ky spiral i tmerrshëm? Duhet largimi i qeverisë së Edi Ramës. Kur qeveria tejkalon çdo vijë të kuqe, kur Kryeministri nuk ngurron të marrë përsipër se është ai arkitekti i narkoshtetit dhe nuk është Saimir Tahiri. Kur e mbron do të thotë se je vetë i implikuar. Nëse ti mbron një ministër për të cilin gjermanët thonë se është direkt i implikuar, për të cilin ambasadori amerikan në Vjenë thotë se është i implikuar. Për të cilin, po jua them këtu se s?ka asnjë sekret, na e kanë thënë disa, që ne e kemi kusht kryesor për hapjen e negociatave".

Vangjeli: Individi është kusht për hapjen e negociatave?

Berisha: Po, për Saimir Tahirin po. Janë jo një, por disa që e thonë. /tvklan.al

Free Traffic Exchange