Berisha ne ABC News: Nuk angazhohem ne luften e brendshme ne PD

2018-05-11 0

Ish-kryeministri Sali Berisha tha mbrëmjen e së mërkurës në ABC News se ai nuk përfshihet në luftën e brendshme në partinë që ka drejtuar për më shumë se 20 vite.

Berisha ishte i ftuar në emisionin ?Byro Politike? të gazetares Juli Xhokaxhi dhe përballë ish-kryeministrit ishin edhe analistët Baton Haxhiu dhe Lorenc Vangjeli.

?Absolutisht nuk mbroj njeri, unë e kam faktuar këtë. Por unë në luftë të brendshme në PD nuk angazhohem, sepse unë në datën 26 korrik e kam mbyllur qëndrimin tim politik ndaj atyre që i kam drejtuar për shumë vite. Në atë fazë ata mbeten ish-bashkëpunëtorë të mi dhe miq të mi. Vazhdoj ky që jam?, tha Berisha.?Ka një rrokullisje të keqe të vendit. Jo se unë duhet të shikoj me syze të zeza, por e vërteta është kjo. Për një pjesë të mirë të këtyre zhvillimeve, po bëhen 5 vite që në Shqipëri nuk ka asnjë investitor serioz, përkundrazi janë larguar dy ose tre shumë të mëdhenj?, tha ai./tvklan.al