Ministri Klosi dhe rinjtë e Gramshit mbjellin 2 mije fidanë në hyrje të qytetit

2018-05-11 1

GRAMSH-2 mijë fidanë të rinj gjelbërojnë prej ditës së sotme hyrjen e Gramshit. Fidanët, kontribut i biznesit të zonës u mbollën nga ministri Klosi me të rinjtë e gjimnazit të qytetit, punonjësit e bashkisë dhe qytetarët. ?2 mijë fidanë, u mbollën nga nxënësit e shkollave dhe me një mbështetje shumë të mirë të zhvilluar nga biznesi lokal që ofroi këta fidanë.

Bashkia e Gramshit është një nga Bashkitë më të forta për sa i përket pyllëzimit edhe për vet faktin se kompania, e cila ka zhvilluar hidrocentralin e kesaj zone ka një detyrim karshi shtetit për të mbjellë plot 1.5 milion pemë, në harkun kohor të këtyre 2 viteve?, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Ministri Klosi theksoi se mbjellja ë 20 milionë e 200 mijë pemë deri në vitin 2020 është krejtësisht e mundshme pasi ?bashkëpunimi mes kaq e kaq shumë të rinjve, bashkëpunimi i pushteti lokal, biznesi lokal, por edhe kompanive të cilat kanë një detyrim mbi 6 milion e 700 mijë pemë për të realizuar,? shpjegoi Klosi i cili gjithashtu përsëriti objektivin për të mbjellë 550 mijë pemë gjatë 550 vjetorit të Skënderbeut.

Free Traffic Exchange