Ora News - Përgjysmohet taksa e infrastrukturës për ndërtimet e reja në bulevardin e ri

2018-05-11 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ndërtimet e reja në bulevardin e ri apo pranë qendrës së Tiranës dhe që do të përdorin ambjentet e tyre për zyra do të kenë përgjysmim të taksës së ndikimit të infrastrukturës.

Ky është propozimi i bashkisë së Tiranës që u diskutua në mbledhjen e këshillit bashkiak, që taksa e infrastrukturës që është 8% për metër katrorë sipas çmimit të shitjes të bëhet 4%.

Veliaj: Ndërtime e reja për qëllim zyrash jo banesash, por zyra, taksa e infrastrukturës të jetë në masën 4% e çmimit për metër katrorë të shitjes. Duke kërkuar që brenda këtij viti ne të kemi një sipërfaqe të shtuar të zyrave në qendër të Tiranës.

Hapësira që do të shfrytëzohet në total për këtë qëllim është 30 mijë metër katrorë. Por Erjon Veliaj nuk pati mirëkuptimin e anëtarëve të opozitës në Këshillin bashkiak, të cilët votuan kundër me këtë argument.

Çollaku: Tirana nuk ka nevojë për zyra, Tirana ka nevojë për ajër të pastër, për parkime, lëvizje. Duke shtuar zyrat nuk ndihmoni Tiranën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pergjysmohet-taksa-e-insfrastruktures-ndertimet-e-reja-ne-bulevardin-e-ri

Free Traffic Exchange