Ora News - Nikolla garanci për '3 lëndë në 6 orë': Jap dorëheqjen nëse dështon

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vokshi: Do jepni dorëheqjen nëse dështon? Nikolla: Patjetër.

Kështu i është përgjigjur u është përgjigjur akuzave të opozitës Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, gjatë një seancë dëgjimore prej katër orësh mbi nismën "3 lëndë në 6 orë".

E gjendur përballë kundërshtisë së opozitës, Ministrja e Arsimit paraqiti argumente pse ky ndryshim do tërrisë cilësinë e mësimit dhe do të lehtësojë nxënësit nga ngarkesa ditore por edhe pesha e çantave.

Nikolla: Është një nismë e shumë mirëpritur nga prindërit, nxënësit dhe mësuesit. Dhe pikërisht sepse është e tillë ne nuk kishim pse humbnim dhe më shumë kohë. Kjo është një mundësi që nxënësit të marrin realisht cilësinë e merituar në orën e mësimit.

Por siç ka thënë që në anoncimin e nismës, opozita këmbënguli që fillimisht ajo të pilotohej ose të kishte tërheqje terësore prej kësaj nisme.

Rrokaj: Aftësia maksimale e një fëmije për të përthithur, për të qenë i gatshëm të marrë të gjithë informacionin që i jepet është 15 minuta maksimalisht, pastaj ka një rënie graduale. Mos kjo shtyrja nga 45 në 90 për shkak se konceptet janë të së njëjtës fushë fillojnë dhe e mërzitin fëmijën.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/nikolla-garanci-3-lende-ne-6-ore-jap-doreheqjen-nese-deshton

Free Traffic Exchange