Një ditë pasi socialisti Blendi Çuçi la " /> Një ditë pasi socialisti Blendi Çuçi la "/>
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pasi socialisti Blendi Çuçi la të kuptohet se Partia Demokratike, është tërhequr nga votimi elektronik, bashkëkryetari i reformës zgjedhore Oerd Bylykbashi, e cilësoi tentavivë boshe duke deklaruar se kurrë nuk tërhiqen nga ai prioritet. Bylykbashi tha se mazhoranca nuk e do teknologjinë pasi ajo i shkatërron mekanizmat me të cilat mbajnë pushtetin.
Pavarësisht shpalljes së parlamentit si të delegjetimuar dhe kërkesës për largimin e qeverisë, Partia Demokratike është e interesuar dhe kërkon që të punohet në reformën zgjedhore.
Në një intervistë për Ora News, bashkëkryetari i komisionit të posaçëm Oerd Bylykbashi, iu përgjigj mazhorancës duke theksuar se prioritet thelbësor mbetet votimi dhe numërimi elektronik.
Bylykbashi: Ta harrojë mazhoranca se PD tërhiqet nga ky prioritet, pa këtë mbetemi në kënetën me ujë të ndotur që ka prodhuar në dy palë zgjedhjet e fundit kjo mazhorancë.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/teknologjia-prioritet-bylykbashita-harrojne-nuk-terhiqemi-nga-votimi-elektronik