BE zgjat sanskionet ndaj Rusisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Bashkimi Europian ka vendosur zgjatjen me 6 muaj të sanskioneve ndaj Rusisë, për shkak të konfliktit në Ukrainën Lindore. Vendimi i Këshillit rinovon masat kufizuese deri më 31 korrik 2018.

Unioni merr parasysh dhe mirëpret angazhimin e të gjitha vendeve antare, por edhe të vendeve candidate për antarësim, si Shqipëria dhe Mali I Zi, që të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimin e Këshillit.

Vizion Plus mëson se kjo është procedurë normale pasi vendi ynë ka qenë pro vendosjes së sanksioneve që në fillim, dhe se Shqipqria do të mbajë të njejtin qendrim.
Marrëveshja e Minskut për paqen e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur nga Moska dhe Kievi, u arrit në fund të vitit 2014, por ajo nuk është zbatuar.

Kështu në mars 2015, Këshilli Evropian vendosi për marrjen e të gjitha masave të nevojshme për zbatimin e plotë të marrëveshjes së Minskut dhe zbatimin e plotë të saj deri në fund të dhjetorit të po atij viti.

Këshilli mbajti shënim qëndrimet e palëve në raport me marrëveshjen dhe konstatoi se është e nevojshme zgajtja e sanskioneve edhe për 6 muaj.

Lufta në Ukrainën Lindore mes forcave qeveritare dhe rebelëve të mbështetur nga Moska ka shkaktuar vdekjen e mbi 10,000 njerëzve dhe ende vazhdon në mënyrë sporadike, pavarësisht marrëveshjeve të armëpushimit.