Report TV - Vrasja e Devi Kasmit, arrstohet Mario Meshini: E kisha shok

2018-05-11 1

TIRANE-REPORT TV zbulon emrin e personit të arrestuar, që dyshohet se është bashkëpunëtori i vrasësve të Devi Kasmit. Ai është Mario Meshini, i arrestuar mbrëmë nga policia e Tiranës. Meshini, sipas policisë dyshohet se ka ndihmuar autorët që të largohen nga vendi i ngjarjes, por avokati i tij e ka mohuar akuzën. Avokati dhe familjarët e Meshinit, pranojnë se ishte ai që i bëri SMS për t'u, por mohojnë që të ketë lidhje me autorët.

?Mario Meshini kishte lënë për t?u takuar me Devi Kasmin. Ata kishin folur në telefon, për të pirë kafe pranë pallatit. Mario Meshini ishte duke pritur Devi Kasmin kur sa mbërriti dy persona me motor janë afruar dhe e kanë vrarë. Mario Meshini u largua më pas nga frikë dhe pasi autorët i drejtuan armët. Devi Kasmi ishte duke folur me Mario Meshinin kur ndodhi vrasja? u shprehën familjarët dhe avokati i Meshinit.