Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në bashkinë e Dibrës u regjistrua mëngjesin e sotëm një tjetër akt përplasje mes socalistëve dhe zyrtarëve të PDIU me të cilët fituan drejtimin e njësisë vendore. Por ndarja e pushtetit dhe përgjegjësive, sipas përfaqësuesve të PDIU nuk po bëhet mbi bazën e marrëveshjes së bashkëqeverisjes, me të cilën erdhën në drejtimin e bashkisë pas vieo skandalit të Shukri Xhelilit
Një tjetër episod përplasjeje midis kryetarit të bashkisë së Dibrës që i përket PS dhe zyrtarëve të tjerë që i përkasin PDIU, me të cilët ka bërë fushatë dhe ka fituar zgjedhjet lokale pas video-skandalit të Shukri Xhelilit, është regjistruar brenda ambienteteve të bashkisë.
Shkaku për tensionet e raportuara ka qenë njoftimi që i është bërë shefes së kabinetit Elisava Methasani, për tu larguar nga puna, sipas saj vetëm për faktin se i përket PDIU, bashkëaleatët e PS në zgjedhjet vendore.
Për Ora News zonja Methasani pohoi se zotëron 2 diploma dhe është e gatshme të japë cdo provim apo konkurs që nevojitet.
?Nuk pranoj largimin nga detyra pa arsye ligjore dhe vetëm të komunikuar verbalisht nga drejtori i Burimeve Njerëzore dhe Kryetari i Bashkisë?
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/incidentet-ne-bashkine-diber-kryebashkiaku-shkarkoi-shefen-e-kabinetit-nga-pdiu