Vrasja e Kasmit, arrestohet Mario Meshini

2018-05-11 9

Dy ditë pas atentatit pranë spitalit të fëmijëve, ku mbeti i vrarë Dëfrim Kasmi, policia arrestoi Mario Meshinin. Ai dyshohet si bashkëpunëtor i Domart Konjarit, në këtë ekzekutim. Burimet e policisë thonë se Meshini, i cili rezulton të jetë pronari i një shoqërie tregtare dhe transporti në Tiranë, mund të ketë nxjerrë në pritë Kasmin, përpara vrasjes.

Avokati i Meshinit, Ferdinand Ndoja, hodhi poshtë pretendimet duke pohuar se Meshini dhe Kasmi ishin miq mes tyre. Ai pranoi se klienti i tij, kishte qenë në vendngjarje dhe kishte shkëmbyer SMS me Dëfrim Kasmin, për ta takuar atë, pasi njiheshin prej kohësh. Por teksa ai po e priste me motorin ndezur Dëfrim Kasmin, vrasësi e ka qëlluar 41-vjeçarin sapo doli nga pallati. Sipas avokatit, në kamerat e sigurisë që policia posedon, shihet autori që sipas tij është i identifikueshëm dhe po ashtu dhe klienti i tij që largohet vetëm si pasojë e tronditjes.

"Ai është ndaluar vetëm se ka qenë në vendin e ngjarjes. Kamerat e sigurisë kanë kapur ngjarjen, kanë kapur autorin. Klienti im ka qenë në vendin e ngjarjes dhe nuk ka tentuar t?i fshihet hetimit. Nuk ka fshehur motorrin. Po ashtu edhe në vendin e ngjarjes, ka lëvizur pa kaskë ç'ka tregon se ai nuk ka dashur të fshihet".

Por nga ana tjetër, burimet e policisë thonë se kjo është vetëm një alibi e Meshinit. I pyetur nga hetuesit, i arrestuari ka pretenduar se menjëherë pas ngjarjes, u largua në drejtim të banesës, ku la motorin e tij dhe se nuk e njoftoi policinë sepse ndihej i tronditur.

Hetuesit dyshojnë se Kasmi dhe Meshini, kanë pasur aktivitet të paligjshëm të shitjes e shpërndarjes së lëndëve narkotike në kryeqytet. Në shtëpinë e Kasmit, policia sekuestroi 3 kg kokainë të pastër, dhe 100 gramë drogë sintetike LCD.

Atentati ndaj Dëfrim Kasmit ndodhi rreth orës 18:45 të të hënës në rrugën ?Petro Cani?, pas pediatrisë. Si autor të dyshuar, policia po kërkon Domart Konjarin, një emër i njohur i botës së krimit në kryeqytet.

Free Traffic Exchange