Palët përplasen për “detin” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kur ende nuk ka një produkt final, por vetëm negociata mes palëve mbi përcaktimin e kufirit detare mes Shqipërisë dhe Greqisë, mazhoranca e opozita përplasen në qëndrimet politike.



Për shumicën nuk ka asnjë marrëveshje dhe pozicioni i Shqipërisë është bërë publik nga ministri i jashtëm Bushati.



Por opozita pretendon për mungesë jo vetëm transparence përgjatë negociatave Bushati ? Kotzias, por kapitullim të palës shqiptare në raport me pretendimet greke.



Në reagimin e saj, një ditë më parë, Ministria e Jashtme mohoi të jetë arritur një marrëveshje përfundimtare për kufirin detar. Ministria sqaroi se gjatë negociatave pala shqiptare ka mbajtur një qëndrim se lidhja e marrëveshjes për delimitimin e hapësirave detare, do bazohet në parimet e Konventës për të drejtën e detit, praktikën ndërkombëtare dhe legjislacionin e brendshëm.