Ora News - Operacioni/ 21 të arrestuar shqiptarë dhe italianë, trafikonin drogë nga Maroku

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia italiane ka arrestuar 21 shqiptarë e italianë të akuzuar për trafikim droge gjatë një operacioni të gjerë në disa qytete. Grupi krimial akuzohet se fuste në Itali sasi të mëdha droge nga Maroku, përmes Spanjës me mjete të ndryshme transporti. Të arrestuarit trafikonin sasi të konsiderueshme kokaine dhe hashashi të cilën e shpërndanin në qytete.

Shkatërrohet banda e trafikantëve të hashashit e kokainës nga Maroku, përmes Spanjës në Itali. 21 trafikantë shqiptarë e italianë janë vënë në pranga gjatë operacionit të koduar me emrin "Rexton".

Arrestimet janë kryer nga policia e qytetit të Bolonjës ndërsa nga hetimet mësohet se lënda narkotike kryesisht e llojit hashash, por edhe marijuanë e kokainë trafikohej në rrugë tokësore në automjete dhe kamionë që niseshin nga Maroku në Spanjë e më pas mbërrinin në Itali.

Grupi i shqiptarëve trafikonte kryesisht kokainë ndërsa grupi i marokenëve merrej me transportimin e hashashit dhe marijuanës.

Hetimet e policisë italiane kanë zbardhur faktin se vetëm në qytetin e Bolonjës përgjatë një jave grupi i trafikantëve shqiptarëve porosiste për të shitur rreth 1 kg e gjysëm kokainë të pastër, ndërsa grupi i marokenëve rreth 300 kg hashash, ndërsa 1000 kg të tjera drogë trafikoheshin në kryeqytetin italian Romë.

Trafikantët komunikomin mes tyre me një gjuhë të koduar duke i vënë lëndës narkotike emra si Capitale, Vueling, Roma, Top etj.

Këto emra të koduar janë gjetur të shkruara dhe në pakot me drogë të sekuestruar nga Policia. Operacioni "Rexton u koordinua nga Drejtoria e përgjithshme e Antidrogës italiane.

Për më shumë lexoni në:


http://oranews.tv/article/banda-shqiptaro-marokene-ja-pamjet-e-operacionit-ne-itali