Protestë kundër ndotjes në Prishtinë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qytetarët e Prishtinës janë mbledhur në sheshin kryesor para qeverisë, për të protestuar kundër ndotjes së ajrit.
Tubuesit, të cilët kanë vendosur maska, po bëjnë thirrje për një zgjidhje afatgjate për ndotjen qe është rritur ndjeshëm javët e fundit. Ata kërkojnë edhe transparencë dhe respektimin e standardeve mjedisore.



Qytetarët ankohen se ky nivel i larte ndotjeje po rrezikon veçanërisht shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve.
Komuna e Prishtinës ka vendosur ndalimin e qarkullimit të automjeteve brenda qendrës që prej orës 6 të mëngjesit deri në orën 22. Ndërsa transporti sot është falas për të gjithë qytetarët.



Ndërkohë debati për nivelin alarmant të ndotjes në Prishtinë, ka kaluar edhe në parlament. Kryesia e kuvendit ka vendosur mbajtjen e një séance të jashtëzakonshme në orën 15, ku do të diskutohet për marrjen e masave urgjente me qëllim uljen e ndotjes së ajrit.



Jo vetëm Prishtina, por edhe Shkupi po vuan problemet me ndotjen e ajrit. Pavarësisht protestave të shumta, drejtuesit vendore dhe qeveria ende nuk kanë marrë një zgjidhje konkrete për këtë çështje.