Kush vjen per dreke/ Te mirat e konsumit te ujit me limon (31.01.2018)

2018-05-11 4

Shpesh dëgjojmë njërëz të thonë që për mëngjes të konsumojmë ujë të vakët me limon. Kjo recetë është fantastike dhe duhet ta provoni edhe ju në shtëpitë tuaja. Është shumë e rëndësishme të pijmë mjaftueshëm ujë në mëngjes, uji me limon nuk do të jetë një mrekulli por do të jetë një alternativë më e mirë për pijet me kafeinë dhe veçanërisht për ata që kanë probleme me veshkat.
Disa nga të mirat e konsumit të ujit të vakët me limon janë:
-Ndihmon në tretje. Përfitimi më i madh në këtë rast mund të jetë uji i ngrohtë dhe jo limoni i shtuar. Të pirit ujë të vakët në mëngjes ju ndihmon në sistemin tretës që të hidratoni sërish trupin.
-Limoni përmban vitaminë C, jo në sasi të madhe por 30-50 miligramë për limon. Ato gjithashtu përmbajnë potasium. Të pirit ujë me limon ndihmon trupin të përthithë më mirë vitaminat dhe të përforcojë rritjen e sistemit imunitar.
-Uji me limon mund t?iu ndihmojë të keni një lëkurë më të pastër. Limoni përmban vitaminë C që nevojitet për prodhimin e kolagjenit për lëkurë më të butë dhe të lëmuar.
-Uji me limon mund të ndihmojë të mbani peshë normale trupore

Free Traffic Exchange