Veliaj: Falenderoj të gjithë dhe ftoj dhe të djathtët t’i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve

2018-05-11 0

Tirana sot po përjeton një revolucion të gjelbër. Kur kanë mbetur edhe pak dita nga 21 marsi, kryeqyteti është shumë pranë arritjes së objektivit për të mbjellë 100 mijë pemë të reja duke përmirësuar ndjeshëm jo vetëm anën estetike të qytetit, por njëkohësisht duke krijuar një mjedis të shëndetshëm edhe për qytetarët.

?Në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak, Veliaj ftoi që këtij aksioni mbarëqytetar t?i bashkohen edhe këshilltarët e djathtë. ?Kemi nisur një fushatë për të mbjellë 100 mijë pemë të reja në tiranë Brenda një sezoni dhe kemi vendosur si afat datën 21 mars që është Dita Ndërkombëtare e Pyjeve. Ne jemi shumë pranë këtij objektivi.