Debati pë Detin me Greqinë, Kodheli: I vetmi që mund të përgjigjet është Bushati, Shehu: Mashtruan

2018-05-11 0

Deklaratat e Greqisë se Shqipëria i ka hapur rrugën për t?u shtrirë 12 milje në det kanë sjellë përplasje të forta politike në vend. Kjo temë është bërë shkak i debateve sot në Komisionin e Jashtëm, ku palët mbajnë qëndrime të ndryshme.

Kryetarja e komisionit, Mimi Kodheli, deklaroi se për gjithçka lidhur me negociatat mes dy vendeve mund të përgjigjet ministri Bushati, duke shtuar se do t?i rikërkojnë atij shpjegim për bisedimet.
?Për gjithçka mund të përgjigjet ministri Bushati. Negociatat kanë pasur transparencën e nevojshme. Ka interes të madh publik lidhur me vazhdimësinë e bisedimeve. Ne do jemi sërish këtu për të rikërkuar një shpjegim për gjithçka nga ministri lidhur me bisedimet. Bushati është i vetmi që mund të përgjigjet?, deklaroi Kodheli.

Nga ana tjetër, anëtari i djathtë në komision, Tritan Shehu, tha se Bushati nuk ka dhënë asnjë informacion mbi bisedimet dhe se gjithçka deri më tani është mësuar nga mediat greke.