Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Pas ndalimit të Mario Meshinit si i dyshuar në përfshirjen e vrasjes së Devi Kasmit avokati ka rrëfyer për Ora News se i ndaluari nuk ka lidhje me vrasjen.
Avokati tha se Meshinit kishte lidhje me viktimë, e njihte atë por nuk është i përfshirë në vrasje. Madje sipas tij autori ka kërcënuar edhe klientin e tij.
Avokati i Mario Meshinit: Pretendimi jonë është se klienti është shoqëruar vetëm se ka qenë në vendin e gabuar dhe momentin e gabuar.
Gazetarja: Ka lidhje me viktimën?
Avokati i Mario Meshinit: Me viktimën po, ka shoqër me viktimën, kishte shkuar për ta takuar. Vrasësi në momentin që ka qëlluar mbi viktimën pas asaj i ka drejtuar edhe këtij në kokë. Ka qenë ky që i ka thënë po unë çlidhje kam me marrëdhëniet tuaja, nuk kam asnjë lidhje. Autori është tërhequr dhe nuk ka vepruar ndaj klientit tim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vrasja-e-devi-kasmit-avokati-mario-meshini-e-njihte-viktimen-por-ska-lidhje-me-ngjarjen