DIBER-Pas sherrit dhe përplasjes së fortë që ndodhi në ambientet e bashkisë mëngjesin e sotëm që solli edhe shoqërimin e kryebashkiakut me 12 punonjës të tjerë, Report Tv kontaktoi me Muharrem Ramën. Kryebashkiaku Rama shprehet se në sherr u përfshinë 20-30 persona, 4 prej të cilëve thotë se e goditën, ndërsa akuzon se gjithçka e organizoi n/ kryetari nga PDIU.
?Ishin 20-30 persona dhe 4 prej tyre më dhunuan me sende të forta. Disa ishin persona nga jashtë të organizuar nga n/kryetari i bashkisë nga PDIU? deklaroi ai në Report Tv. N/kryetari i bashkisë së Dibrës është Olti Cami i zgjedhur nga radhët e PDIU. Shkak i sherrit ishin lëvizjet në administratë nga drejtori i ri Drini Mataj, i cili është goditur me sende të forta dhe ndodhet në spital.