Nikolla sqaron në Komisionin e Edukimit risinë në arsimin parauniversitar “3 lëndë në 6 orë”

2018-05-11 0

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla po raporton në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik për nismën ?Tri lëndë në gjashtë orë? e cila do të praktikohet që nga data 1 shkurt në arsimin parauniversitar.
Debati në Komision
Albana Vokshi: Kush e propozoi këtë nismën? Kush është grupi i punës, me cilin jeni konsultuar?

Lindita Nikolla: Është një instrument që ndihmon, mbingarkesa u pohua edhe nga prindërit. Erdhi si një cështje që kërkon zgjidhje mbingarkesa lëndore, por edhe pesha e çantave, që ka çuar edhe në sëmundje të nxënësit. Në portal erdhi një propozim për nismën ?3 lëndë në 6 orë?, grupi i mësuesve analizoi problemin. Thërrisni grupin e mësuesve dhe prindërve që e kanë propozuar nëse nuk besoni. Në shtator-tetor filluan diskutimet në cdo shkollë

Free Traffic Exchange