Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian inspektoi punimet për rrjetin e kanalizimeve dhe të ujësjellësit në qytetin e Durrësit.
Linja e re e furnizimit me ujë për qytetin e Durrësit është një investim që arrin në vlerën e 31.6 milion euro. Ndërkaq, ka përfunduar faza e parë e investimit për ndërtimin e rrjetit sekondar të kanalizimeve në zonën e Plazhit në vlerën 7.7 milion Euro. Faza e dytë e punës për këtë rrjet është duke u kryer aktualisht dhe financimi shkon në 5 milion Euro. Në total, investimet për ujësjellës dhe kanalizimeve në Durrës shkojnë mbi 50 milion Euro.
?Është një nga investimet më të mëdha që do ti japë zgjidhje përfundimtare çështjes së ujit dhe kanalizimeve të qytetit të Durrësit. Një qytet mjaft i rëndësishëm nga pikëpamja ekonomike dhe turistike. Është një investim i garantuar plotësisht nga investimet e qeverisë shqiptare dhe nga komunikimi që kam patur me kryetarin e Bashkisë, puna sidomos vitin e fundit po ecën shumë mirë. Shpresojmë që të mbyllet në kohë dhe është një nga veprat transformuese për të gjithë qytetarët e Durrësit?, u shpreh ministri Gjiknuri.
Ministri Gjiknuri u ndal më pas tek reforma në sektorin e ujit të pijshëm duke u bërë thirrje edhe njëherë familjarëve të shfrytëzojnë afatin e zgjatur me 1 muaj për vetdisiplinim pa penalitete.
?Të gjithë këto investime që të jenë të qëndrueshme duhet të kemi një shëndoshje financiare të sektorit. Shendoshja financiare vjen nga pagesa e rregullt e ujit ashtu sikurse ndodhi me energjinë. Qytetarët që paguajnë nuk mund të mbajnë përsipër edhe ata që nuk paguajnë. Nëse të gjithë paguajmë, kemi mundësinë të bëjmë edhe më shumë investime?, u shpreh Gjiknuri.
I pranishëm ishte edhe Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, i cili deklaroi se investimi i qytetarëve nga ky investim është shumë i madh pasi mbyllet përfundimisht derdhja e ujërave të zeza në det.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/gjiknuri-ne-durres-pagesa-e-ujit-garanci-investimet