Mario Meshini u arrestua nga policia e Tiranës si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit. Por avokati i tij, Ferdinand Ndoja mohon akuzat. Ai thotë se Meshini ka parë të gjithë ngjarjen dhe momentin që Kasmi është ekzekutuar, por nuk ka asnjë lidhje. Avokati shprehet se Meshini dhe Kasmi ishin miq, ndërsa autorët i drejtuan edhe atij armën në kokë.
?Ky e mori në telefon, i shkroi dhe ai doli nga shtëpia. Ka qenë duke biseduar në kohën e ndodhjes së vrasjes. Ata i kanë vendosur pistoletën në kokë edhe Mario Meshinit, ai ka thënë se nuk kam lidhje. Autori, sipas policisë ka ikur në këmbë dhe ka ikur në motor tjetër. Ky ka qenë pa skafandër dhe jo i mbuluar, pasi ka shkuar në banesë ka qenë i tronditur. Arrestimi nuk është për të grumbulluar prova, por e kundërta. Meshini është me arsim të lartë, me biznes, ka biznes familjar, është në gjendje të mirë ekonomike.