Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Jani Nano, trajner boksi, Enton Kikrri, trajner i boksit në ekipin Teuta dhe Federik Shoshi, presidenti i ekipit të boksit Teuta kanë ndërmarrë një iniciativë shumë rëndësishme për fëmijët jetimë.
Ata do të zhvillojnë 10 ndeshje boksi që kanë për qëllim bamirësinë.
Të ftuar në emisionin Ditë e RE, Nano, Kikrri dhe Shoshi thanë se të gjitha të ardhurat që do vijnë nga ndeshjet do të shkojnë për Shtëpinë e Fëmijëve në Durrës.
Në të njëjtën ditë në pallatin e sportit në Durrës do të zhvillohen 10 ndeshje rradhazi duke dhuruar një spektakël për shikuesit.
Federik Shoshi: "Të ardhurat do të jepen për Shtëpinë e fëmijës, sepse ato nga ne presin. Do të bëhet një spektakël shumë i madh."
Enton Kikrri: "Do jenë rreth 10 ndeshje boksi. Mund të themi 8 ndeshje boksi amatore, që janë ndeshje kampionësh të cilët i kemi thirrur nga Greqia, Hollanda, Italia e vende të tjera të Ballkanit.
Nuk do të ketë vetëm nga Shqipëria, janë më të mirët në ring, janë vetëm kampionë të peshave të rënda. Janë dy ndeshje kickboksi që janë boksierë kamionë të Malit të Zi dhe Italisë."
Pjesëmarës do të jetë edhe boksieri kosovar Armend Xhoxhaj.
Enton Kikrri: "Dje kemi mbyll kontratë me boksierin e mirënjohur, një nga boskierët më të mirë që ka marrë pjesë në Kampionatin Europian e botëror, Armend Xhoxhaj. Do të debutojë për herë të parë në boksin profesionit në qytetin e Durrësit."
Të gjithë boksierët që do të ndeshen në ring do të vijnë pa pagesë.
Jani Nino: "Të gjithë do të vijnë pa pagesë. Kur themi profesionist lidhet me fitimet, por pranuan me kënaqësi të kontribuojnë."
Dy personazhe të njohura dhe të dashura për publikun shqiptar Bes Kallaku dhe Noizy do të kontribuojnë në event.
Spektakli i ndeshjeve të boksit do të zhvillohet në Durrës më 9 mars dhe fillon në orën 18:00.
Federik Shoshi: "Hyrja do të jetë me pagesë. Të gjitha të ardhurat që do mblidhen për fëmijët jetimë dhe tek ata me probleme mendore.
Jani Nino: E vetmja gjë që duam të bëjmë është të thërrasim njerëzit drejt bamirësisë që përfitimet të shkojnë atje"
Ata u bënë thirrje të gjithë biznesmenëve që të kontribuojnë për bamirësi.
Federik Shoshi: "Biznesmenët nuk duhet të flejnë gjumë por të organizojnë evenmte dhe ngjarje të tjera për të ndihmuar njerëzit në nevojë se ka shumë në Shqipëri."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-10-ndeshje-boksi-bamiresi