Ora News - Rama: Heqim TVSH-në për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor,20 mln subvencione

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Divjaka ku zhvilloi një takim me fermerët, kryeministri Edi Rama tha se qeveria ka planifikuar 20 milionë dollarë vetëm për këtë vit për subvencione. Kreu i qeverisë theksoi po ashtu se do të eliminohet TVSH për të gjitha shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Subvencionet janë një ndër problemet me të cilat ndeshen fermerët në të gjithë Shqipërinë, por kryeministri Edi Rama u zotua para fermërëve të Divjakës së vetëm për këtë vit janë planifikuar 20 milionë dollarë subvencione.

Për të nxitur bashkëpunimin, qeveria parashikon edhe eliminimin e TVSH për të gjitha shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor.

Rama: Mbillet karota, por tregu i karotave aq është këtu. Karota për eksport nuk shkon dhe pastaj ca e shesin, ca e hedhin. Prandaj nuk duhet të shkojë secili më vete, duhet të ndiqet një linjë strategjike planifikimi dhe bashkëpunimi. Ne duam që ju të bashkoheni e jo secili më vete tek ajo copa e vet. Do heqim TVSH për shoqëritë e bashkëpunimit bujqësor. Duke u bërë bashkë, ju keni mundësi që së pari, të racionalizoni të gjithë mjetet e prodhimit dhe financimit; Së dyti, të hyni në një sistem, ku duke prodhuar gjërat e duhura me volume të mëdha, nuk vijnë ata nga Tirana dhe të bëjnë ?përça e sundo?, ?ma jep me 3 lekë, se ai tjetri ma jep me 5 lekë? etj..

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, tha se pas subvencioneve sfidë mbetet certifikimi i produkteve shqiptare por edhe rritja e standardeve me qëllim eksportin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/rama-heqim-tvsh-ne-shoqerite-e-bashkepunimit-bujqesor20-mln-subvencione