Kotzias: Zgjerojme kufirin ne 12 milje, Bushati: Dakordesi vetem per “vijat e kuqe”

2018-05-11 1

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias pranon se Shqipëria dhe Greqia e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për kufirin detar, një prej çështjeve që i ka mbajtur të ftohta marrëdhëniet mes dy vendeve prej vitit 2009 kur Partia Socialiste e çoi në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen e arritur nga qeveria e Partisë Demokratike. Në një interviste për televizionin Publik ERT, ai pranoi se hapësira detare greke zgjerohet në 12 milje, por pa dhënë detaje se çfarë nënkupton kjo shifër.

Gazetari: Për Zonën ekskluzive ekonomike?

Kotzias: Po ramë dakord.

Gazetari: Keni rënë dakord? Sepse zoti Bushati ka bërë deklarata ku ngarkon me përgjegjësi paraardhësit. Pra kur thoni që keni rënë dakord nënkuptoni që do të zgjeroheni në 12 milje detare me dekret presidencial?

Kotzias: Bëhet fjalë për zonën bregdetare kombëtare dhe po do ta bëjmë. Zonën Ekskluzive Ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar se ti ke të drejtën e 12 miljeve.

Gazetari: Domethënë e kanë pranuar këtë? Kjo është e rëndësishme zoti ministër.

Kotzias: Po. Për këtë dhe çështje të tjera të rëndësishme kemi rënë dakord



Por ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati thotë se me palën greke është rënë dakord vetëm për ?vijat e kuqe? ku do të ecin negociatat të përcaktuara nga e drejta ndërkombëtare dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese shqiptare. Në një intervistë dhënë për emisionin ?Opinion?, e cila transmetohet sot në mbrëmje në orën 22:00 në Tv Klan, Bushati thotë se marrëveshja do të finalizohet nga ekspertet duke premtuar se do të jetë më e mirë se ajo e vitit 2009.

?Unë po ju them edhe një herë tjetër qartë dhe shkoqur, ne kemi diskutuar në parim për linjat e kuqe, përmes të cilave dhe përtej të cilave ne nuk dalim dot. Po ju them që marrëveshja do të jetë disa herë më e favorshme se marrëveshja që është arritur në 2009. Do të ulen ekspertët në tavolinë, sepse ekspertët nuk janë ulur në tavolinë dhe do të finalizojnë marrëveshjen?, tha Bushati.

Edhe në një deklaratë zyrtare të shpërndarë nga Ministria e Punëve të Jashtme thuhet se në diskutimet me palën greke qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare ka qenë dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare bazuar në parimet e Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm që do të mundësojë një ndarje të drejtë dhe të pranueshme për të dy palët.

Ministria e Jashtme shqiptare nënvizon se çdo interpretim tjetër nga aktorët politikë është qëndrim dashakeq që synon të relativizojë, apo më keq, mohojë gabimet trashanike të së shkuarës.

Tv Klan

Free Traffic Exchange