VLORE-Mungesa e ndriçimit në rrugë si dhe amortizimi I saj ka bërë që mbrëmjen e sotme një automjet tip fuoristradë të dalë nga rruga duke u përmbysur në kanal. Makina me targa greke ka qenë duke udhëtuar në hyrje të qytetit të Vlorës në afërsi të lagjes së Pusi Mezinit, por mosnjohja e rrugës si dhe mungesa e ndriçimit ka bërë që të përmbyset në kanal.
Në automjet udhëtonin dy persona një grua dhe drejtuesi. Kanë qenë kalimtarët e rastit si dhe banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën të cilët kanë mbërritur në vendngjarje. Ndërkohë që ambulanca ka shoqëruar të plagosurit me inicialet H.P. dhe M.B. për në spital, dy kanë marrë plagë në kokë dhe në trup nga aksidenti.