BOOM: Teatrin e Kukullave e hap gazetashitësi, institucioni asnjë element sigurie

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni 'BOOM' vazhdon investigimin në institucionin e Teatrit të Kukullave në Tiranë.

Në ditën e dytë gazetarët faktojnë përdorimin e këtij institucioni dhjetëra vjeçar si pronë private.

Një gazetashitës është ai që kujdeset në mëngjes për hapjen e dyerve në Teatrin e Kukullave.Por një nga problematikat më të rënda të hasura nga gazetarët është ajo e sigurisë në këtë institucion që mirëpret fëmijët e kryeqytetit.

Nuk ka as kamera sigurie, as shkallë emergjence, e mbi të gjitha fikëset e zjarrit nuk janë kolauduar prej dy vitesh.Abuzimet vazhdojnë pikërisht me aktorët. Një prej tyre, pjesë e projektit të të rinjve, financuar nga Ministria e Kulturës, trainuar prej katër vjetësh në këtë zhanër, tregon se në audicionet e zhvilluara për aktor kukullash asnjëherë nuk ka fituar ndonjë konkurent i trajnuar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-teatrin-e-kukullave-e-hap-gazetashitesi-institucioni-asnje-element-sigurie