Ora News - Çfarë tha Kotzias për Paktin Detar? Vërtet i falim Greqisë 12 milje det?

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i jashtëm grek Nikos Kotzias ka deklaruar se pala shqiptare ka pranuar se Greqia ka të drejtë që t?i shtrijë deri në 12 milje ujërat e veta territoriale.

Këtë deklaratë Kotzias e bëri gjatë një interviste në televizionin shtetëror ERT.

I pyetur nga gazetari se çfarë po bëhet me me Shqipërinë për zonat ekskluzive ekonomike, Kotzias është përgjigjur:

?Ramë dakord?.

?Ratë dakord??, përsërit gazetari.

?Po?, përgjigjet Ministri i Jashtëm grek.

Gazetari vazhdon me këmbëngulje: Pse ka bërë deklarata sot zoti Bushati, ku i hidhte përgjegjësinë qeverive të mëparshme. Kur thoni ?ramë dakord?, do t?i shtrini ujërat territoriale në 12 milje?

?Këto janë zonat bregdetare, po do ta bëjmë kur të vijë koha?, përgjigjet Ministri Kotzias.

Gazetari: Dhe pastaj vijon shpallja e zonës ekskluzive ekonomike?

Kotzias: Zonën ekskluzive ekonomike mund ta shpallësh kur tjetri ka pranuar që, sidoqoftë, e ke të drejtën për 12 milje.

Gazetari: Domethënë e pranuan?

Kotzias: Po.

Gazetari: Kjo është e rëndësishme Ministër.

Kotzias: Ka edhe gjëra të tjera të rëndësishme.

Ora News komunikoi me ekspertë juridikë në Athinë, për të pasur një qasje më të mirë në deklaratën e Ministrit.

Sipas ekspertëve, gjithçka përecaktohet në Konventën për të drejtën detare të Montego Bay-t, ku thuhet se zona bregdetare, (përfshirë edhe ishujt shkëmborë), e një shteti nuk mund t?i kalojë të 12 miljet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/cfare-tha-kotzias-paktin-detar-vertet-i-falim-greqise-12-milje-det