Kryeministri Edi Rama ishte sot në Divjakë, në një prej serave që kultivojnë fidanë. Qeveria shqiptare ka planifikuar këtë vit 20 milionë euro, ku vetëm për serat janë 8 milionë dhe nga fondet e BE edhe 93 milionë euro të tjerë. Mbështetja e qeverisë do të orientohet drejt kulturave bujqësore që kanë treg dhe sigurojnë të ardhme financiare për familjen fermere.
Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Dhimo Kote, tha se çdo fermeri i subvencionohet çdo fidan të mbjellë në masën 50% dhe se sfidat e radhës është certifikimi i produkteve dhe rritja e standardeve për eksport.
?Qeveria shqiptare sivjet me skemën e subvencioneve ka planifikuar 20 milionë euro për të gjitha, kurse për serat dhe perimet janë 8 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe nga IPARD, 93 janë milionë euro, ku futen këtu edhe rreth 10 milionë euro që do të përdoren për serat. Subvencion tjetër për fermerët është edhe certifikimi i produkteve. Ne mund të prodhojmë shumë, por mungon certifikimi. Por vitin që vjen do të jenë në skemë 100 % të gjithë fermerët, sepse duhet që këtë produkt ta eksportojmë. Ne u subvencionojmë të gjithë fermerëve fidanët në masën 50 %, 120 lekë të vjetra.?