Report TV - Vëzhgimi i Report TV për afatet që nuk çuan bosa në pranga

2018-05-11 0

Kur kanë mbetur më pak se 24 orë nga mbyllja e muajit Janar 2018, ambasadori i SHBA-ve Donal LU nuk preferoi të bëj asnjë koment për ?peshqit e mëdhenj? që ende nuk kanë rënë në rrejtën e forcës së ligjit apo përballjen me drejtësinë.
ReportTv ka pyetur këtë të martë ambasadorin Lu nëse kishte një koment, por ai u mjaftua me një falënderim dhe buzëqeshje. Kjo nuk është hera e parë ku në Shqipëri shkelen afatet për arreste me deklarata publike pasi më parë ka qenë ish kryeprokurori Adriatik Llalla që shprehej se në shtator dhe në vjeshtë do të kishte arrestime.

Por arrestimet në komunikimin publik të aktorëve nuk janë të vetmet afate të pambajtura apo deklarime të parealizuara, pasi dhe ambasadorja e BE-s, Romana Vlahutin, deklaronte përgjatë 2017-ës se brenda vitit do të dilnin rezultatet e Vetting-ut, por as kjo nuk ndodhi.

Kur 2017-ta u mbyll po ashtu dhe Janari 2018 është drejt fundit në më pak se 24 orë është ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që deklaron se rezultatet e Vetting-ut do të bëhen publike në muajin shkurt.

Free Traffic Exchange