Ora News - Sherri për pronat, përplasje mes “të ardhurve” të Shëndellisë me banorët e Vrinës

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Problemi i mbartuar ndër vite i pronësisë së rreth 50 hektarëve tokë riktheu përplasjet mes banorëve të dy fshatrave në bashkinë e Konispolit. Janë rreth 50 hektarë tokë që me dokumenta i takojnë banorëve të Vrinës, por prej gati 25 vitesh shfrytëzohen nga ata të Shëndëllisë, fshat i krijuar pas vitit 1992 nga të ardhur prej zonave të ndryshme, kryesisht nga veriu.

Pronësia e rreth 50 hektarëve tokë bujqësore përplas prej vitesh banorët e dy fshatrave Shëndëlli dhe Vrinë në bashkinë e Konispolit.

Me dokumentacion të rregullt sipas ligjit, 7501, toka u përket banorëve të fshatit Vrinë, por prej gati 25 vitesh është përdorur nga banorët e Shëndellisë, të cilët kryesisht janë të ardhur në zonë.

"Kjo është ndarë për vota".

"Dokument nuk ka asnjë".

Por banorët e Vrinës tregojnë dokumente për të thënë që toka u përket.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/sherri-pronat-perplasje-mes-te-ardhurve-te-shendellise-me-banoret-e-vrines

Free Traffic Exchange