Ora News - Ekstradimi i Seitit, Luan Rama: Skandal shtetëror! Do thërrasim Prokuroren në Kuvend

2018-05-11 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Lëvizja Socialiste për Integrim e konsideron si skandal vendimin për ekstradimin të Nezar Seitit në Itali. Në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të kësaj force politike, Luan Rama tha se me këtë vendim shteti i kundërvihet drejtësisë.

Luan Rama: Jemi përballë një situate skandaloze, jemi përpara një fakti shumë të rëndë të papërgjegshmërisë shtetërore dhe më keq akoma jemi përballë një situate ku shteti i kundërvihet drejtësisë, ku shteti mban anën e krimi dhe ku shteti përmes autoriteteve të veta bëhet palë më narkotrafikantët duke hequr nga dora e drejtësisë shqiptarë të vetmin dëshmitar të akuzuar apo pjesëtar të trafikut të lëndëve narkotike.

Për të zbardhur të vërtetën, Luan Rama dhe se LSI do të thërrasë në Kuvend Prokuroren e Përgjithshme, madje do të kërkojë edhe ngritjen e një komisioni të posaçëm hetimor.

Luan Rama: Mbi bazën e këtij realiteti ne grupi parlamentar i LSI do të vazhdojë me serizitet duke shfrytëzuar të gjitha instrumentat ligjorë parlamentar procesin e zbardhjes të verifikimit për të çuart tek ndëshkimi ligjor i të gjithë personave përgjegjës. Duke përdorur të gjitha atributet që na jep ligji, rregullorja e Kuvendit përmes komisioneve parlamentare, përmes seancës së pyetjeve përgjigje, interpelancës në Kuvend, përmes thirrjes në Kuvend edhe të prokurores së përgjithshme për të informuar kuvendin dhe deri tek një komision i posacëm hetimor parlamentar në mënyre që ky skandal shtetëror të zbardhet dhe personat përgjegjës të shkojnë para drejtësisë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ekstradimi-i-seitit-luan-rama-skandal-shteti-i-kundervihet-drejtesise