Qeveria 20 milione Euro fond per bujqësine

2018-05-11 0

Qeveria ka planifikuar një fond investimi prej 20 milionë Euro për 2018 në sektorin bujqësor. Nga këto 8 milionë vetëm për sera, ndërkohë që një shumë tjetër prej 93 milionë Euro është vendosur në dispozicion për këtë sektor nga fondet e BE.

Kryeminsitri Rama ishte në zonën e Divjakës dhe në një takim me fermerët e zonës flet për projektin për të subvencionuar ata në masen 50% për çdo fidan të mbjellë.

Një nga projektet e shpallur nga qeveria për t'u realizuar brenda këtij mandati është certifikimi i produkteve bujqësor si dhe rritja e standardeve për eksport.