Domart Konjari ne kerkim per vrasjen e Defrim Kasmit

2018-05-11 5

Policia ka shpallur në kërkim Domart Konjarin të dyshuar si autor të vrasjes se Devi apo Dëfrim Kasmit. Hetuesit thonë se vrasja mund të jetë kryer për hakmarrje.

Kjo pasi Kasmi ka tentuar ta vrasë më parë Konjarin në Shqipëri dhe në Francë, ku në vitin 2010 e la të plagosur. Hetimet kanë zbardhur edhe dinamikën e ngjarjes. Të dhënat e policisë tregojnë se kanë qenë dy persona që i kanë bërë pritë në orën 18.45 të mbrëmjes të së hënës sapo doli nga shtëpia e tij, pranë Spitalit Pediatrik.

Kasmi dalë nga hyrja e pallatit që ndodhet në krahun jugor të objektit, ndërsa ka ecur për rreth 10 metra. Kur ka mbërritur në krahun tjetër, njëri prej tyre, që për policinë mund të jetë Domart Konjari, ka hapur zjarr.

Pasi është qëlluar disa herë, Kasmit është rrëzuar në trotuar. Për t?u siguruar që kishte vdekur, autorët iu afruan dhe e qëlluan dy herë të tjera në kokë. Shenjat e plumbave janë ende në pllakat e trotuarit, si dhe në qepenin e këtij dyqani.

Së paku 10 gëzhoja pistolete të kalibrit 9 mm, të qitura nga një armë e vetme u gjetën në vendngjarje. Pranë trupit të Kasmit është gjetur një çantë krahu, në të cilën ndodhej një pistoletë.

Një tjetër pistoletë ishte hedhur pranë tij, por policia ende nuk ka përcaktuar nëse ajo është lënë nga autorët, apo është armë që përdorej nga Kasmi. Në shtëpinë e viktimës policia gjeti një automatik me silenciator, 3 kg kokainë të pastër si dhe rreth 100 gramë drogë LCD, e njohur edhe si drogë sintetike.

Policia mbajti të rrethuar gjatë gjithë natës vendin e ngjarjes, për të vijuar kqyrjen edhe gjatë paradites të së martës, me shpresën për të gjetur prova të reja.

Free Traffic Exchange