Avokati i Domart Konjarit: Nuk eshte ne Shqiperi

2018-05-11 2

Domart Konjari, i dyshuari kryesor për vrasjen e Devi Kasmit nuk ndodhet në Shqipëri. Të paktën këtë pretendon avokati që mbron interesat e tij në gjyqin ku Konjari akuzohet per trafik ndërkombetar të lëndëve narkotike dhe krijim organizate kriminale. Në dalje të gjykatës të Krimeve të Rënda pas shtyrjes së seancës së radhës, avokati mohoi që Konjari të jetë brenda territotit shqiptar.

Aktivitetin kriminal 43-vjeçari e ka zhvilluar në Francë ku dyshohet se ka qënë drejtuesi i rrjeti që sillte drogëra të forta nga Amerika Latine në qytetin e Marsejës. Gjyqi ndaj Konjarit zhvillohet në mungesë pasi 43-vjeçari është në arrati prej dy vitesh.

Konjari, i cili dyshohet për këtë krim u arrestua në Nëntor të vitit 2015, për llogari të autoriteteve franceze. Pesë muaj më vonë, Apeli i Krimeve të Rënda zbuti masën e sigurimit ndaj Konjarit, nga ?arrest me burg? në ?detyrim paraqitjeje?. Kjo bëri që Konjari të arratisej dhe të jetë ende në kërkim. Për lirimin e tij nga drejtësia shqiptare reagoi edhe ambasada franceze në Tiranë. Gjykata vendosi që për seancë e radhës të thërrasë 28 deshmitarë ndër ta edhe franceze, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të Konjarit në Francë.