Publikohet “lista e Putinit” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-05-11 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Uashingtoni ka publikuar së fundmi emrat e 210 figurave politike dhe biznesmenëve më të fuqishëm të Rusisë, me lidhje të afërta me presidentin rus Vladimir Putin e që dyshohet se janë përfshirë në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-tës.



Të gjithë emrat mund të jenë shënjestra të mundshme të sanksioneve të SHBA-së.



Personat ne Raportin e Kremlinit, ose dokumentin e njohur ndryshe si ?Lista e Putin?, kanë fituar pushtet nga shoqërimi me presidentin rus.



Lista përmban emrat e 43 ndihmësve të Putinit, përfshirë zëdhënësin e Kremlinit, Dmitry Peskov, 31 ministra të kabinetit, mes tyre kryeministri Dmitry Medvedev dhe ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, si dhe zyrtarë të lartë të agjencive ruse të inteligjencës.



Pavarësisht publikimit të listës, administrata e Trump ka njoftuar Kongresin se nuk do të vendosë sanksione të reja kundër Rusisë për momentin.



?Lista e Putin? u dorëzua në Kongres më 29 janar, pas kërkesës së bere ne bazë të Aktit te Luftimit të Kundërshtarëve të Amerikës. Ky dokument u nënshkrua nga Trump si përgjigje e ndërhyrjes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2016.



Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili vazhdimisht i ka mohuar akuzat për ndërhyrjen në, tha se SHBA po shfrytëzon raportin si përpjekje për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale në Rusi, më 18 mars, ku Putin, i cili kandidon si kandidat i pavarur, pritet të dalë serish fitues.