Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Humb jetën njëra prej motrave, makina e të cilave u përfshi në një aksident të rëndë rrugor në aksin Lezhë-Milot.
Motrat po udhëtonin me makinë në drejtim të Milotit ndërsa makina tjetër po ecte në drejtim të Mamurrasit.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në vendin e njohur si kryqëzimi i Patokut.
Sipas policisë "Automjeti tip ?Benz? me targa AA308KH dyshohet të ketë qënë duke levizur në sensin e kundert dhe është përplasur me mjetin tip ?Fiat? me targa AA935IO."
Tre motrat dhe dy personat që udhëtonin tek makina tjetër janë nisur për në Q.S.U. Tiranë dhe një në Spitain Rajonal të Laçit.
Më vonë u mësua se njëra prej të plagosurave humbi jetën.
Njëra prej motrave është bashkëshortja e drejtorit të spitalit të Lezhës.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/aksident-i-rende-prane-kryqezimit-te-patokut-raportohet-te-plagosur