Report TV - Institucioni Financiar NOA, zgjidhja që ju nevojitet për biznesin tuaj.

2018-05-11 3

Nëse keni ide për të ngritur një biznes, por nuk gjeni mbështetje financiare , ju vjen në ndihmë kompania NOA. Ky institucion financiar me fokus tek shërbimi sa më efektiv ndaj klientit , mbulon rreth 90% të territorit të vendit.

Të ftuar sot në emisionin Rreze Dielli, 2 përfaqësues të kësaj kompanie Blerta Selamaj dhe Edmond Guri, treguan përfitimet e shumta që mund të marrim nëse përzgjedhim Noan.

Një vëmendje të veçantë në politikat e tyre e zë mbështetja dhe zhvillimi i agro-biznesit. Fermerët përballen me shumë vështirësi , ndaj te NOA do ti gjejnë dyert e hapura për çdo gjë,- u shprehën të ftuarit.

Kompania NOA ecën krah për krah me nismat e qeverisë dhe i siguron klientëve mbështetje afatgjatë, me një staf tepër të kualifikuar.