http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nenkomisioni i posaçëm ka nisur raundin e dyte per zgjedhjen e 10 anëtareve te Këshillit te Larte Gjyqësor dhe Këshillit te Larte te Prokurorisë. Nga gara është përjashtuar përfaqësuesi i shoqërisë civile Altin Hazizaj, i cili preket nga dekriminalizimi. Ndërkohe qe avokati Sajmir Visha është tërhequr nga gara. Ashtu si edhe herën e pare, opozita ka deklaruar se nuk voton asnjë prej kandidateve, pasi sipas saj procesi i përzgjedhjes eshte kryer ne kundërshtim me kushtetutën.
Per çdo kandidat opozita ka paraqitur vërejtjet e saj, duke u bazuar tek gjetjet e Operacionit Ndërkombëtar te Monitorimit si dhe tek dokumente te tjera. Per shkak te mungesës se konsensusit, ne fund te ketij procesi lista e anëtareve per keto dy institucione do te përcaktohet me short. Por fati i kësaj liste është i paracaktuar, ajo do te rrezohet te enjten ne parlament, pasi duhen 94 vota për t?u miratuar.