Ora News - Sulmohet me kallashnikov banesa e ish-anëtarit të Bandës së Lushnjës

2018-05-11 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Banesa e Arjan Aliços, i njohur si ish anëtar i bandës së Lushnjes është sulmuar me breshëri automatiku.

Ngjarja është regjistruar në orët e para të mëngjesit.

Burimet thonë se ndaj banesës së familjes Liço është qëlluar me dy automatikë kallashnikovë, të pajisur me nga dy krehëra me fishekë secili.

Plumbat kanë prekur të gjithë banesën në pjesën e jashtme dhe një pjesë kanë deportuar edhe brenda saj, por burimet thonë se nuk ka persona të lënduar, veç demëve materiale

Sipas burimeve në kohën e sulmit në banesë ndodhej Alma Aliço bashkë me vajzën e saj, pasi kryefamiljari Arjan Aliço është në burg për një ngjarje të vitit 2016, ku së bashku me të birin dhunuan një 34 vjecar.

Informacion paraprak i policisë

Në datën 30.01.2018, rreth orës 02:15, në lagjen "Skënder Libohova", Lushnje, në drejtim të murit rrethues të banesës së shtetases A.A, 51 vjeçe është qëlluar me armë zjarri.
Nga të shtënat nuk ka të lënduar, por vetëm dëme të vogla në murin rrethues të banesës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Për më shumë lexoni në:

http://oranews.tv/article/bresheri-automatiku-ne-drejtim-te-nje-banese-ne-lushnje