Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
A ia arriti pritshmëritë opozita me protestën e 27 janarit?
Afrim Krasniqi i ftuar në "Tonight Ilva Tare" mbrëmjen e 29 janarit 2018, komenton: "Protesta ishte një test dy palësh që nuk i adresohej më shumë maxhorancës sesa vetë opozitës. Një test për të parë nëse funksionon koalicioni i ri dhe nëse faktori ndërkombëtar ndryshon pozicion ndaj atyre që quhen shqetësime kryesore të opozitës.
Fakti që opozita zgjodhi për sllogan akuza për kryeministrin jo për zgjedhjet por akuza për lidhje me krimin, korrupsionin, është deri diku një target që do të tërheqë median ndërkombëtare dhe faktorin ndërkombëtar. Fakti që doli lajm tek mediat ndërkombëtare duket se opozita është e kënaqur, qoftë dhe me 10 reshta në anglisht.
Debati për shifrat?
Afrim Krasniqi: Nuk e quaj normale që partitë sjellin njerëz nga rrethet. Tirana është 1 milionë, secila palë merr nga 200 mijë vota dhe secila palë duhet të nxjerrë të paktën 20 mijë veta në shesh. Gjithçka që diskutohet tjetër është pa sens. Problemi është a vijnë qytetarë me dëshirë? A vijnë njerëz të nominuar me listë apo vijnë me dëshirë. Nuk mund të kishte të ardhur me dëshirë se që të ketë ardhje me dëshirë njerëzit do të shohin shpresë dhe shpresa është herët për të thënë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/protesta-e-27-janarit-krasniqi-opozita-u-kenaq-me-10-rreshtat-ne-anglisht