Pas muajit shkurt Bashkia e Tiranës pritet të japë të tjera kredi të buta. Bëhet fjalë për kredi me interes 3%, që mund ta përfitojnë disa kategori familjesh dhe më pas të blejnë një shtëpi.
Familjet që përfitojnë
Po cilat do të jetë kategoritë parësore të cilat do të përfitojnë nga programi i strehimit? Familjet, ku kryefamiljari është grua e ve ose e divorcuar. Familjet njëprindërore që kanë në ngarkim fëmijë. Të moshuar që kanë mbushur moshën e pensionit dhe që nuk përzgjidhen për t?u strehuar në institucionet publike të përkujdesit shoqëror. Individët me aftësi të kufizuar, të cilët gëzojnë statusin e të verbrit të grupit të parë, të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik, të invalidit të punës dhe të invalidit të Luftës Nacionalçlirimtare. Familjet me shumë fëmijë. Çiftet e reja me moshë totale deri në 55 vjeç.