Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeredaktori i "Gazeta Shqiptare" Erl Murati i ftuar në "Tonight Ilva Tare" thotë se është e tepër t'i kërkosh opozitës që të nxjerrë 1 milion njerëz në shesh pak muaj pas zgjedhjeve, duke shtuar se anti-opozitarizmi është sport kombëtar në këtë vend
Murati:Ka vetëm 5 muaj që kanë përfunduar zgjedhjet dhe ne nuk mund të presim që opozita të nxjerrë 1 mln veta në shesh dhe të provokojë zgjedhjet e parakohshme.
Tare: Opozita mund të japë një shembull...s'ka bërë akoma analizën e humbjes.
Murati: Berisha kur humbi zgjedhjet dha dorëheqjen. Basha la jashtë një pjesë të figurave të vjetra dhe një pjesë thanë pse i lanë jashtë se prandaj PD humbi. Të garantoj unë se anti-opozitarizmi është sport kombëtar në këtë vend.
Nëse do fuste Topallin dhe Patozin në lista do të thoshin ja trashëgimia e Berishës. Është e tepërt t'i kërkohet opozitës atë që nuk mund ta realizojë.
Mua s'i qytetar nuk më intereson fare situata e brendshme e partive.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/murati-anti-opozitarizmi-eshte-sport-kombetar-ne-kete-vend